Connect with us
Elektroshtepiake

Vlorë: Konflikt me vartesin, arrestohet kryeinspektori.

Aktualitet

Vlorë: Konflikt me vartesin, arrestohet kryeinspektori.

Policia ndalon Kryeinspektorin pranë Drejtorisë së Inspektoriatit të Mjedisit për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”. Më datë 10.08.2017 Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Polcisë Vlorë, kanë bërë ndalimin e shtetasit : Ersid Hasanllari, 28 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës.

Ndalimi i tij u krye pasi më datë 09.08.2017, sipas kallëzimit penal te shtetasit E. B., 33 vjeç, banues Vlorë, me detyrë Inspektor i Mjedisit pranë Inspektoriatit të Mjedisit, dega Vlorë, eshte goditur nga shtetasi Ersid Hasanllari me detyrë Kryeinspektor pranë Drejtorisë së Inspektoriatit të Mjedisit, dega Vlorë gjatë ushtrimit të kryerjes së detyrës së tij. Kryeinspektor Ersid Hasanllari fillimisht ka ofenduar nëpërmjet telefonit vartësin e tij shtetasin E.B, me pretendimin se perse s’ka shkuar të vendosë një gjobë në një subjekt privat. Më pas Ersidi është konfliktuar fizikisht me vartësin e tij shtetasin E.B, duke e goditur me grushte me pretendimin se është vonuar në vendosjen e gjobës së subjektit privat. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike dhe celularët, si dhe prova të tjera.(Olsen Llambro)

 

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A do qeverisin bashke PS dhe PD?

Loading ... Loading ...
To Top