Connect with us
Elona Dobra

Zbardhet marrëveshja Rama-Basha

Aktualitet

Zbardhet marrëveshja Rama-Basha

Është zbardhur marrëveshja Rama-Basha. Në bazë të kësaj marrëveshje do të ketë një sërë ministrash të rinj teknik, dhe shumë drejtorë në administratën publike.

Gjithashtu është vendosur data e re e zgjedhjeve e cila do të jetë me 25 qershori.

Edhe zgjedhjet në Kavajë do të mbahen me datën 25 qershor. Nga ana tjetër do të jenë plot 6 ministra teknikë të propozuar nga PD.

Avokati i Popullit, kryetari i KQZ do të propozohen nga PD.

  1. ZGJEDHJET
  1. Presidenti i Republikës dekreton datën e re të zgjedhjeve më 25 qershor 2017.
  2. Regjistrimi i menjëhershem i partive politike të opozitës. Regjistrimi i listave shumemërore të partive politike të opozitës brenda datës 26 Maj 2017.
  3. Listat e zgjedhësve
    1. Përfshirja në listat e zgjedhësve e zgjedhësve të rinj që votojnë në datën e re të zgjedhjeve.
    2. Dhënia e aksesit opozitës në informacionin e mbledhur nga projekti i Adresave dhe çështjet të tjera të lidhura me zgjedhësit, nëpërmjet auditeve të KQZ-së.
  4. Mbështetje KQZ-së për përgatitjen e materialeve zgjedhore.
  5. Plotësimi i komisioneve zgjedhore dhe grupeve të numërimit.
  6. Zgjedhjet e pjesëshme për bashkinë e Kavajës, do të zhvillohen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithëshme.
  7. Pezullimi i çdo iniciative për kontrata të përkohëshme në nivel qëndror dhe vendor.
  8. Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitorimit te listës së zgjedhësve.
  9. Mbështetje ndërkombëtare për KQZ- për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës për vezhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës.
  1. QEVERIA
  1. Zv/Kryeministër, teknik
  2. Ministri i Brendshëm, teknik
  3. Ministri i Arsimit, teknik
  4. Ministri i Shëndetësisë, teknik
  5. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik
  6. Ministri i Financave, teknik
  7. Ministri i Drejtësisë, teknik
  8. Drejtori i OSHEE
  9. Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit
  10. Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave
  11. Drejtori i pergjithshem i Burgjeve
  12. Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural

Kandidaturat e mësipërme do të jenë propozim i opozitës.

  1. PARLAMENTI
  2. Votimi i organeve të vettingut.
  3. Votimi i dekreteve për anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave.
  4. Ndryshim i Kodit Penal për forcimin e politikës penale nëpermjet ashpërsimit të sanksioneve, krijimit të veprave të reja penale, kthimin e shitblerjes së votës në vepër korrupsioni.
  5. Forcimi i kuadrit ligjor të financimit të partive politike nëpërmjet rregullimit dhe kufizimit të shpenzimeve zgjedhore, përfshirë ato materiale, kostove dhe transparencës në lidhje me to.
  6. Përmirësimi i standarteve të pasqyrimit të fushatës elektorale në media.
  7. Votimi i anëtareve të Këshillit të Ministrave, anëtareve të organeve të vettingut dhe i legjislacionit të parashikuar në këtë marrëveshje, do të kryhet në të njëjtën seancë të jashtëzakonshme të parlamentit.
  1. ORGANET E PAVARURA
  2. Kryetari i KQZ, propozim i opozitës.
  3. Avokati i Popullit, propozim i opozitës
  1. REFORMAT
    1. Reforma Kushtetuese (me fillimin e legjislaturës së re).
    2. Reforma zgjedhore (me fillimin e legjislaturës së re).
    3. Futja e teknologjive elektronike në procesin e identifikimit votimit dhe numërimit për zgjedhjet pasuese.
    4. Reformim tërësor i sistemit të prokurimeve publike dhe auditimit të shpenzimeve publike.
  1. MASA TE TJERA
    1. Largimi dhe parandalimi i personave me rekorde kriminale nga mbajtja e posteve publike.
      1. Partitë politike angazhohen publikisht për ekzaminimin e fortë mbi listat partiake.
      2. KQZ ekzaminon kandidatët nëpërmjet personelit shtesë me mbështetje ndërkombëtare (të plotësuar në përputhje me ligjin nr 138/2015 për garantimin e integritetit të funksionarëve publik ).
    2. Administrata Publike. Marrja e masave për ndalimin e përdorimit në favor të subjekteve zgjedhore të mjeteve, pronave dhe të burimeve njerëzore të administratës publike si dhe kundër çdo forme presioni ndaj punonjësve të administratës publike në çdo nivel.
    3. Narkotikët. Forcimi i luftës kundër narkotikëve, nëpërmjet pjesmarrjes së opozitës në Task forcën Kombëtare të luftës kundër narkotikeve.
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top