Connect with us
Elona Dobra

Zbulohen emrat e kreut të Kuvendit dhe ministres së parë të kabinetit Rama 2

Aktualitet

Zbulohen emrat e kreut të Kuvendit dhe ministres së parë të kabinetit Rama 2

Ndërkohë që kanë kaluar vetëm tri ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 qershorit, ku Partia Socialiste arriti të rrëmbejë pushtetin, janë zbuluar dy emra, ai i kreut të ri të Kuvendit të Shqipërisë dhe i ministres së parë të kabinetit të ri.

Gramoz Ruçi është emri që po përflitet se do të shpërblehet nga Edi Rama duke u vendosur në krye të Kuvendit të Shqipërisë, detyrë që momentalisht po e mban Ilir Meta deri më 24 korrik, kur të marrë postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Gramoz Ruçi njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Ramës që u falënderua publikisht nga ky i fundit në jalën e parë të mbajtur pas zyrtarizimit të fitores së PS-së.

Ndërsa ministrja e parë që do jetë pjesë e kabinetit të Ramës pas marrjes së 74 mandate është Mimi Kodheli. Të paktën kështu mendohet referuar edhe deklaratës së Safet Gjicit, i cili në një prononocim për mediat lokale tha se do të hyjë në Parlament, për shkak se sipas tij Mimi Kodheli do të jetë pjesë e qeverisë “Rama 2”.

Duke qenë se përzgjedhja e ministrave bëhet nga kryeministri, mbetet ende e pakonfirmuar deklarata e Gjicit, nëse bazohet në dëshirën e tij personale apo se vërtet Kodheli ia ka shprehur vetë këtë fakt.

(XH.A/SHUPLAKA)

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top