Connect with us
Elona Dobra

Zbulohet 15 vjeçarja që ndërroi jetë gjatë operacionit/ Ja shkaku

Aktualitet

Zbulohet 15 vjeçarja që ndërroi jetë gjatë operacionit/ Ja shkaku

Një 16-vjeçare humbi jetën  gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju në një spital privat në Tiranë.

Familjarët e Blerta Pepës tregojnë se vajza do kryente një nderhyrje kirurgjikale për meniskun dhe ligamentin.

Operacioni i planifikuar për tu kryer “në orën 10:00 të mëngjesit (15 maj 2017) ishte bërë në orën 19.30 të darkës duke qene se doktori i huaj që bëri nderhyrjen duhej të ikte sot në Greqi ku gjithashtu punon” tregon daja e vajzës.

Përmes një postimi në facebook daja, Liro Likaj,  thotë se Blerta ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. Policia informon se ngjarja është shënuar rreth orës 01:00

E vërteta e mjekut anestezist 

Në njoftimin e policisë që u shpërnda mëngjesin e sotëm thuhej se “Mjeku anastezist T. Zh., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka tentuar të kryeje vetvrasje (duke injektuar në trup prepart lëndë anastezie). Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore duke u mbajtur nen kujdes mjekesor”. 

Por familjarët e mjekut anestezist por dhe drejtori i spitalit, ku ndodhet i shtruar, të kontaktuar nga Ora News e kanë hedhur poshtë. Ata kanë deklaruar se 53 vjeçari ka pësuar infarkt nga tronditja.

Dëmtimi në shkollë

Opinion.al mëson se vajza kishte pësuar një dëmtim në meniskun e këmbës, gjatë një aktiviteti fizik në orën e fizkulturës në shkollë. Pas kësaj prindërit e kanë dërguar vajzën në spitalin privat ku është vendosur ndërhyrja.

Policia në njoftimin e saj thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kartela mjekesor e 15 vjeçares./opinon

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top