Connect with us
Elona Dobra

Zgjedhjet në 25 qershor, revoltohet imami Sytari: As në komunizëm s’ka ndodhur

Aktualitet

Zgjedhjet në 25 qershor, revoltohet imami Sytari: As në komunizëm s’ka ndodhur

Myftiu i Shkodrës, imami Muhamed Sytari, ka reaguar pas vendimit për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare më 25 qershor si rezultat i marrëveshjes Rama-Basha.

Ky reagim i tij vjen një ditë pas zbardhjes së marrëveshjes mbështetur në paketën “McAllister+”, për shkak se kjo datë përkon me datën e parë të festës së Bajramit të Madh. Ai komenton se kjo nuk ka ndodhur as në kohën e komunizmit.

“Jemi befasuar nga 2 drejtuesit kryesor kur dëgjuam se caktuan zgjedhjet ditën e Bajramit. Një fenomen që as në kohen e komunizmit nuk ka ndodhur edhe pse feja ishte e ndaluar. Natyrshëm ne presim reagimin e KMSH por kjo është e pafalshme ndaj shenjtërisë së kësaj dite. Festat tona janë të shenjta e solide që prekja e tyre duhet të jetë kufi i ndaluar për të gjithë”, është shprehur imam Sytari.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top