I trajtojnë femrat si objekt seksi. Ja çfarë tha tjetër blogerja, për femrat shqiptare, në emision!

Blogeri i famshëm Izraelito-Palestin, Nas Daily, ishte i ftuar në emisionin ‘Xing me Ermalin, bashkë me të dashurën e tij, Alyne, që e shoqëron në projektin 1000 ditor të udhëtimeve.

Gjatë emisionit, Alyne, u nervozua shumë nga pyetja me spec  e Kejvinës, drejtuar Nas.

“Udhëtimet i bën për të kapur femra?”, pyeti Kejvina. Kjo pyejte u mor shumë negativisht nga e dashura e tij, dhe e konsideroi të pavend duke u shprehur se femrat në shqipëri keqtrajtohen, dhe mbi të gjitha përdoren si objekt seksi.

“Kjo pyetje është e papërshtatshme, unë e di që këtu jemi në Shqipëri dhe ju nuk i respektoni gratë, por kjo për mua do të thotë shumë”, është shprehur Alyne.

Loading...

Pastaj shtoi

“Shteti juaj ka një problem, atë të keqinterpretimit të figurës së femrës dhe shkeljen të drejtave të saj”.

Ermali tentoi ta kaloj këtë situate me humor, por Alyne, ka vijuar të flas e nervozuar dhe e revoltuar për trajtimin e femrave në Shqipëri.

“Jam e mërzitur me këtë bote sidomos me Shqipërinë ku femrat në rrugë trajtohen si m*t, si objekte seksi ”, ka thënë Alyne./Albana Aliaj/24.al

Lajmet të tjera nga kategoria