“Moti i keq”, Policia: S’lejohet kalimi i autobusëve në Kapshticë

Policia Kufitare nga pala greke ka njoftuar se në pikën e kalimit të Kapshticës për shkak të motit të keq nuk do të lejohet kalimi i kamionëve dhe autobusëve deri në normalizimin e situatës.

Sipas tyre mjetet e vogla do të lejohen të kalojnë në këtë aks drejt Greqisë vetëm duke përdorur zinxhirët.

Loading...

Reshjet e dëborës kanë krijuar vështirësi në këtë aks rrugor, ndërsa Policia Kufitare bën apel që të përdoren pika të tjera të kalimit drejt  vendit fqinj.

“Njoftohemi nga pala greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, se për shkak të motit të keq si dhe bllokimit të një aksi rrugor në territorin Grek, nuk do të lejojet kalimi dhe qarkullimi i mjeteve të trasportit autobusë dhe mjeteve të tonazhit të rëndë kamionë, në drejtim të Greqisë, deri në normalizimin e situatës në këtë aks rrugor. Do lejohet kalimi i autoveturave por vetëm me zinxhirë”,  thuhet në njoftim.

Lajmet të tjera nga kategoria