“Revolucioni fillon nga Unaza e Re” – Banorët e Astirit të vendosur

Banorët e Astirit në Tiranë kanë dalë përsëri në protesta, në ditën e 15 të tyre. Këtë radhë pa një afat.

Ata shprehen të vendosur të rezistojnë duke besuar në nisjen e një revolucioni sikurse tha një nga banorët: “Revolucioni fillon nga Unaza e Re, kryeministër këto banesa nuk i shemb dot.”

Ndërkohë një banore tjetër, kujtoi që kryeministri Rama la një afat 6-mujor për mbylljen e kompanive të basteve dhe llotove, ndërkohë që për ta la vetëm 2 javë.

“Erion Veliaj dhe Edi Rama për lojërat dhe bastet lanë afat 6 muaj ndërsa për të larguar banorët nga shtëpitë e tyre lanë afat dy javë, kështu që ky është projekt mafioz i Edi Ramës. Ne s’do la lejojmë. Do ta mbrojmë me gjak”, tha një zonjë.

Loading...

Protestuesit janë nisur në një marshimin drejt zonës së sheshit Shqiponja dhe për këtë shkak është bllokuar dhe lëvizja e makinave.

“Nuk ka asnjë fije transparencë, as nga qeveria as bashkia, ne sikur jemi geto afrikane, jo qytetarë të Tiranës. Edhe avokatja e popullit e nxorri blof qeverinë në shumë pika,” janë fjalët e një tjetri banori.

Përveç protestave te Unaza e Re, banorët janë mbledhur edhe para Bashkisë, ku kanë kërkuar të takohen me kryebashkiakun Veliaj për të zgjidhur problemin e tyre, por ky i fundit nuk ka denjuar t’i presë.

Po ashtu gjatë këtyre ditëve nuk kanë munguar as përplasjet me policinë para hyrjes së Bashkisë, pasi uniformat blu i kërkonin të ndalonin protestën. / Hashtag.al

 24.al/Albana Aliaj

Lajmet të tjera nga kategoria