Shpërblimi për pensionistët, Duma: Paketë turpi, fyerje!

Deputetja e PD, Grida Duma ka reaguar pas postimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me pensionet e fundvitit. “Paketa e turpit fyerje për pensionistët dhe shoqërinë!” -kështu e ka konsideruar deputetja Duma postimin, për të cilën thotë se është lëmoshë për të moshuarit.

Loading...

“Thotë se ka dhënë 50 dollarë pako turpi për pensionistët sikur ti ketë nxjerrë nga xhepi dhe jo nga buxheti i përbashkët i qytetarëve. 460 lekë në muaj! Vetēm indeksimi do duhej të kishte qenë dyfishi. Me faturën energjisë të dyfishuar, faturën e ujit të trefishuar, ilaçet mesatarisht mbi 30 mijë lekë të vjetra në muaj, marrin pako denigrimi 50 dollarë në vit. Vetëm nga rritja e çmimeve dhe shtrenjtësia e jetës do duheshin minimalisht 50 dollarë në muaj për të pasur të njëjtat shërbime si 5 vjet më parë. “ –shkruan Duma ndërsa shton se Rama po sillet me pensionistët ashtu si me të rinjtë.

“Siç tallet sot me të rinjtë që pasi i zhvat thotë hajde bëjmë muhabet njësoj tallet me pensionistët që pasi i rrit çmimet i trajton si gjynafqarë ndërkohë që duhet të ishin kategoria me e respektuar e shoqerise. Për pensionistët ka vetëm një zgjidhje alternativa e PD, 250 mijë lekë pensioni minimal. Shtresa që meriton respekt, mirënjohje për kontributet e një jete punë i detyrohemi minimum dinjiteti.” -përfundon Duma reagimin e saj.

Lajmet të tjera nga kategoria