Si mund të bëhesh i suksesshem

Nga: Albana Aliaj

24.al sjell per lexuesit 6 kshilla si si të bëhemi te suksessheme ne jetë.

1.Vendosini vetes qëllime

Qëllimi i jep drejtim jetës së njeriut. Pa atë, thjesht do të ndiqni standardet e dikujt tjetër, ose thjesht do të ndiqni turmën dhe s’do arrini kurrë të jepni makismumin tuaj.

Ju keni fuqi dhe talente të cilat presin që ju t’i shkyçni nga sirtari ku i keni të mbyllura. Versioni i vetes tuaj që ju krijoni në mëndje, është ajo çka ju mund të jeni. Por për të arritur aty, ju duhet patjetër të keni një qëllim të qartë që duhet ta ndiqni ditë pas dite.

Nëse nuk e keni bërë akoma, TANI ËSHTË MOMENTI. 

 

2.Bëni ato që bëjnë njerëzit e suksesshëm herët në mëngjes

clock.jpg

Mënyra se si e filloi ditën është THELBËSORE. Nëse e mbushni mëngjesin me zakone të suksesshme, do të shini progres ditë pas dite.

Për të filluar, zgjohuni pak më herët se ç’jeni mësuar zakonisht. Kjo do t’ju përmirësojë ditën tuaj dhe do të keni më shumë kohë për zakone të tjera pozitive, të shendetshme dhe produktive.

Një nga zakonet kryesore të njerëzve të suksesshëm është rutina e mëngjesit. Ata e planifikojnë atë një natë përpara, pastaj zgjohen ditën tjetër me vendosmërinë për një ditë tjetër të mrekullueshme që do t’i afrojë me qëllimet e tyre.

Rregullojnë krevatin, bëjnë stërvitjen e mëngjesit dhe hanë mëngjes të shëndetshëm për t’i mbajtur energjik mjaftushëm deri në mbrëmje. Niseni ditën vetëm me mendime dhe frymë pozitive.

 

3. Përqafoni dështimet dhe provoni përsëri

Për të ndryshuar zakonet tuaja, fillimisht  duhet të ndryshoni mënyrën se si i shikoni gjërat. Duhet të pranoni që dështimi është pjesë e procesit. Kështu mendojnë fitimtarët.

Shumë njerëz heqin dorë nga të provuarit e gjërave të reja, sepse si fillim mendojnë mundësitë që ekzistojnë për të patur dështim. Kjo është dhe arsyeja se pse ata nuk bëjnë progres dhe vazhdojnë të jetojnë një jetë që nuk i bën të lumtur.

Loading...

MOS ja bëni këtë vetes tuaj- dështimi është i fuqishëm, mund të përfitoni shumë nga ai. Mësoni nga gabimet. Analizoni se pse ndodhi kështu. Pastaj, hartoni një plan se çfarë do të bëni më mirë herën tjetër.

 

4.Merrni përsipër rreziqe

Dëshironi të ndërtoni zakone të suksesshme ? Epo, merrni përsipër rreziqe, dilni nga zona e rehatisë, pranoni pasiguritë, bëni diçka edhe kur situata ju duket e pashpresë.

Mund të dëgjoni shpesh nga të tjerët që synimet tuaja janë të pamundura për tu arritur. Këta duhet të jenë motivuesit tuaj më të mëdhenj. Tregojini që JU MUNDENI. Mos lejoni të tjerët të ndërhyjnë në vizionin tuaj për jetën. ”E Pamundur” është një limit që vetëm ju mund t’ia vendosni vetes tuaj, askush nuk mund t’ju ndalojë.

 

5.Kini besim në aftësitë tuaja

conf.jpg

Nuk do ia dilni pa vetbesim.

Besimi në vetvete është cilësia kyç që duhet për të qënë i suksesshëm në të gjitha fushat.

E vërteta është se duhet të keni besim te vetja dhe aftësitë tuaja shumë më përpara se të jeni të suksesshëm. I lini mënjan frikërat dhe dyshimet, përsëritini vetes që ti mund t’ja dilni , derisa gjërat të ndodhin me të vërtetë.

Vetbesimi është provuar të jetë tipar më i rëndësishëm suksesi sesa vetë talenti.

 

6.Lëreni të shkuarën pas krahëve

E fundit por jo më pak e rëndësishme, nëse doni të jeni të suksesshëm iu duhet një mëndje e pastër.

Një mëndje e qartë do të bëjë të merrni vendime të drejta, të fokusoheni në punë, të ndërtoni disiplinën tuaj, të mos shpërqëndroheni nga qëllimi juaj. Për ta bërë këtë të ndodhë, duhet të lini pas të shkuarën dhe çdo gjë që lidhet me të.

PSE ?

Është e dëmshme për mënyrën se si i shikoni gjërat në të tashmen. Nuk mund të ndërtoni zakone të suksesshme nëqoftëse vazhdimisht krahasoni jetën tuaj tani me atë të kaluarën , ose kujtoni situata të dhimbshme që do t’ju ulin vetbesimin. Duke parë në të kaluarën tuaj , ju po e rijetoni atë.

Lëreni të shkojë dhe lejoni frymën pozitive të rrethojë jetën tuaj, shijojeni jetën dhe ndërmerrni hapa për të shkuar drejt qëllimit kryesor./24.al/Albana Aliaj

Lajmet të tjera nga kategoria