Statistikat Miope për Universitetin Bujqësor të Tiranës, shpifje nga paaftësia për të vlerësuar realitetin!

Nga Leons Hasani*

Loading...

 

Nuk ka gjë më të neveritshme në botën e kërkimit dhe studimit shkencor sesa publikimi i rezultateve të deformuara nga paaftësia ose dashakeqësia. Nga paaftësia kur je jashtë gravitetit të ligjësive të kërkimit dhe studimit shkencor, dhe nga dashakeqësia kur je kokë e këmb i lidhur me interesat e diktuara nga rezultati.

Përgjigje dhe sqarim jo për ata të cilët kanë kryer studimin fantastiko-shkencor “kujt i bie 10-ta është e vërteta”, por për të gjithë studentët që kanë shkelur për herë të parë në auditorët e Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe maturantëve që ënderrojnë t’i nisin studimet pranë këtij universiteti.

Fort të dashur student dhe maturant shpesh ju jam drejtuar e ju kam shkruar për problematika nga më të ndryshmet, por sot sinqerisht do t’jua kisha kursyer kohën nëse studimeve fantastiko-shkencore nuk do ju kushtohej vemendje mediatike.

Ju drejtohem me arsyen e përgjegjësisë që ndjej duke njohur nga afër realitetin prej gati 8 vitesh të universitetit më të vjetër shqiptar, Universitetit Bujqësor të Tiranës. Realitet i shpërfytyruar krejtësisht nga studimi fantastiko-shkencor “kujt i bie 10-ta është e vërteta”.

Realiteti, të cilin unë e kam prekur, e kam përjetuar, por sigurisht edhe e kemi ndërtuar me student/e të mrekullueshëm të atij universiteti është vite dritë larg nga vlerësimet primitive të çdo lloj studimi.

 

Të dashur student dhe maturant më lejoni të ndaj një histori të shkurtër personale me ju. Në vitin 2011 kam filluar studimet e larta pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. Nga ai vit e deri më sot bëj gati plotë 8 vite i lidhur ngushtësisht me këtë universitet si student, si drejtues i klubeve studentore, si drejtues i organizatës “Student Economic Forum”, si anëtar senati, por edhe si staf akademik prej tetorit të vitit 2018.

Në eksperiencën time 5 vjeçare si student pranë UBT-së, dhe në ekspëriencën 4 vjecare të organizimit të studentëve me “Student Economic Forum” nuk kam hasur as edhe një rast të vetëm, e përseris as edhe një rast të vetëm ku të kem dëgjuar se pedagogët e mi marrin ryshfet.

E kur pyes veten se si ka mundësi që në 4 vite qindra e mijra student pjesë e klubeve studentore dhe Student Economic Forum nuk kanë ngritur as edhe njëherë çështjen e korrupsionit për t’u diskutuar si problematika më shqetësuese e tyre, më vjen për të qeshur me statistikat miope.

Përtej kësaj e them me bindje të plotë se angazhimi dhe të qënit afër këtij universiteti më ka bërë ti njoh shumë mirë problematikat e studentëve.

Nëse do të bëhej një rankim real i problematikave që kanë studentët në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe do të krahësoheshin me problematikat e studentëve të universiteteve të tjera publike dhe private, UBT do të rankohej si universiteti me % më të ulët të problematikave për studentët.

Korrupsioni si fenomen egziston në çdo universitet publik dhe privat të Shqipërisë, por trumbetimi se Universiteti Bujqësor i Tiranës është universiteti i dytë më i korruptuar në vend, është jo etik dhe i pambështetur në fakte.

Shpjegimi i vetem për statistikat qesharake mbeten faktet e mëposhtme të dashur student dhe maturant.

E dini se sa student janë anketuar?

Kampioni ka qënë 640 student të cilët janë përzgjedhur nga 5 universitete publike, që me një  llogaritje të thjeshtë i bie 128 student për secilin universitet.

Pra në UBT janë intervistuar 128 studentë. Kampioni për studimin e korrupsionit në UBT kanë qënë vetëm 128 student. Në UBT aktualisht studiojnë rreth 15.000 studentë.

Sa % e studentëve të UBT-së janë anketuar?

Më pak së 1%, pra janë anketuar 0.85% e studentëve të UBT-së. Ky nuk është studim, por muhabete kafenesh.

Duke qënë se të gjithë jemi të magjepsur nga studimi fantastiko-shkencor “kujt i bie 10-ta është e vërteta” dëshiroj të ndaj me ju disa fakte interesante rreth këtij studimi:

Fakti 1 – Studiuesit kanë kërkuar një muaj rresht në qytetin e Kamzës për të gjetur Universitetin Bujqësor të Kamzës, jo Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Fakti 2- Të dhënat i kanë mbledhur në qytetin e Kamzës dhe jo në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Fakti 3 – Kampioni i të dhënave përbëhej nga qytetar të Bashkisë Kamëz dhe jo nga student të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Fakti 4 – Metodat e përdorura ishin Oksfordiane, përshtateshin me Universitetin Bujqësor të Kamzës, jo me Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Fakti 5- Rezultatet ishin bindëse që donatori të financojë studimin e rradhës fantastiko-shkencor nr 2 “Kujt i bie 10-ta është e vërteta”.

Fakti 6- Pas dy muajsh kërkime dhe studime studiuesit kuptuan se kishin shkuar në qytetin e Kamzes e jo në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Fakti 7 – Meqënse studiuesit ishin raskapitur aq shumë lartë e poshtë për dy muaj rresht, e morën aq shumë inat Universitetin Bujqësor të Kamzës sa në fund ja nxorrët të gjitha inatet Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Fakti 8 – 77% e shkencëtarëve që nuk kanë lidhje me Universitetin Bujqësor të Tiranës, por bëjnë studime rreth tij e dinë ende se quhet Universiteti Bujqësor i Kamzës dhe e kërkojnë brenda qytetit të Kamzës.

Mjaftojnë këto 8 fakte për të dëshmuar se kur dikush nuk ju njeh as emrin e as mbiemrin, e as vendodhjen çdo studim që mund të bëhet për ju dhe rreth jush është i pavërtet dhe i pabazuar në të dhëna reale.

E në mbyllje do të dëshiroja të ftoja të gjithë skeptikët që ta vizitojnë një ditë të vetme Universitetin Bujqësor të Tiranës, të shohin me sytë e tyre transformimet rrënjësore, të cilat po e shëndrojnë dita ditës në një kampus me standarde evropiane. UBT padyshim që është në ditët e tij më të mira pas 28 vitesh trazicion, kjo si rezultat i punës dhe vullnetit të mirë që kanë drejtuesit e universitetit, stafi akademik dhe studentët.

E them gjithmonë lum brezat e ardhshëm që do kenë fatin të studiojnë dhe punojnë pranë këtij universiteti./Dritare

 

*Pedagog në universitetin Bujqësor të Tiranës

Lajmet të tjera nga kategoria