“Takim me të rinjtë”/Basha: S’ka qeveri që ia del me popullin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon takimin me të rinjtë dhe të rejat e Beratit, të cilët kanë shpalosur problemet dhe shqetësimet e tyre.

Basha sulmoi ashpër qeverisjen e mazhorancës, ndërsa veprimet e tyre i cilësoi si antishqiptare.

Loading...

“Pushteti ku kthehet në dhunues i ligjit, qytetarëve iu lind e drejta për të sprapsur atë. Ata që  thuhet se përfaqësojnë bashkinë, ata nuk përfaqësojnë bashkinë, por interesat e tyre. Nuk ka shtet që ka mjaftueshëm qeli për të burgosur popullit, ku ai çohet  largohet qeveria. Nuk ka qeveri që i bënë ballë popullit. 290 mijë shqiptarë hanë një vakt në ditë”, tha Basha.

 

Gjithashtu  kreu i selisë blu ritheksoi faktin se qytetarët duhet të behën bashkë për të luftuar dhe larguar të gjithë ata që mbajnë peng të ardhmen e Shqipërisë.

“Të gjithë ata padrejtësi mund të shkojnë në një qëndresë të përbashkët ndaj një qeverie nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve. Kujt i shërben nxjerrja e banorëve në rrugë tek Unaza, i shërben një interesi korruptiv. Janë mbyllur 250 shkolla, në një vend ku mjekët largohen sepse kanë pagat më të ulëta në rajon. Sikur të çohet vetëm rinia e Beratit, të jenë të sigurt se e keqja merr një përgjigje vdekjeprurëse. Askush nuk ka arsye të ketë frikë, frikë duhet të kenë ata  që mbajnë peng të ardhmen tuaj” tha Basha.24.al/Albana Aliaj

 

Lajmet të tjera nga kategoria