Gjermania dhe dëmet e një eleminimi.

Hoteli i prenotuar deri më 15 korrik.

Dëme dhe telashe. Sikur mos mjaftonte eleminimi i papritur që në ndeshjet në grup të gjermanëve nga koreano-jugorët, federata do të duhet të paguajë akomodimin e futbollistëve në Moskë deri më 15 korrik. Të bindur se kampionët në fuqi do kalonin në finale, Gjermania kishte prenotuar hotelin deri në përfundim të kampionatit. Mesa duket llogaritë nuk i kishin bërë tamam. Ndërsa për futbollistët mund ta konsiderojnë si periudhë pushimesh moskovite, federata do të duhet të paguajë nga buxheti fjetjen edhe për 20 ditë të tjera.

Loading...

Drejtuesit e fetedartës nuk kishin hyrë as në bisedime me pronarët dhe menaxhein e hotelit për një mundësi rimbursimi në rast se do të kishte të papritura për skuadrën kampione. Një tjetër alternativë që federata gjermane duhet të zgjidhte ishte edhe ajo e akomodimit deri në fazë e 1/8 me mundësi shtyrje. Por as kjo alternativë nuk u mor në konsideratë.Krenaria dhe racionaliteti refuzuan marrjen në konsideratë edhe të rrotullës së fatit. Tashmë futbollistët për të shtyrë ditët në Rusi, duhet të prenotojnë biletat për ndeshjet e fundit, ato ku gjermanët e shihnin vehten si protagonistë, tashme do jenë spektatorë.

Peshku në det dhe tigani në zjarr. Loew dhe futbollistët e shihnin vehten si favoritë por në fakt ata jo vetëm humbën dy ndeshje ndaj Meksikës dhe Koresë së Jugut por u detyruan të ikin nga Botërori të renditur në vendin e fundit në grup.

Lajmet të tjera nga kategoria